|
MONUMENTE
|
|
Written by Mirdita Turistike
|
|
Thursday, 15 July 2010 20:26 |
|

Kur ngjitesh përsipër fshatit Malaj, njërit prej 16 fshatrave të bashkisë së Rrëshenit, në kodrën që duket se e ndan si me një kurriz breshke fshatin në dy pjesë, bie në sy një varr interesant, a më saktë të thuhet, kryqi ornamental që i rri mbi krye, i stilizuar hijshëm mbi një gur të bardhë. Vitet kanë bërë punën e tyre, por shenja dalluese e varrit u ka rezistuar stoikisht moteve, madje edhe dhunës që është ushtruar mbi të, atë kohë kur kishte filluar “lufta ndaj kryqeve” dhe çdo simboli fetar mbi faqe të “dheut”; në kisha, xhami a tjetër vend të shenjtë, madje deri tek varret. Të moshuarit dëshmojnë se mbi këtë kryq është përdorur edhe çekiqi i rëndë, por dhe levat e litarët prej çeliku lidhur nga pas me makina tip zis të kooperativës, por kryqi është treguar tepër “kryeneç” dhe nuk ka lëvizur prej andej, për të na dëshmuar si histori ndërtimesh në ditët e sotme.
|
|
|
MONUMENTE
|
|
Written by Mirdita Turistike
|
|
Sunday, 11 July 2010 13:45 |
|
Aty i ke të gjitha: rrezet gjithëditore, që depërtojnë tërë shkëlqim përmes gjethnajeve dimensiongjëra të rrapeve shekullorë; freskinë që bimësia e harlisur të dhuron edhe teksa je shtruar në një drekë në pikun e zhegut; freskinë e një uji të kristaltë, që të vjen m’u tek këmbët, herë rrëmbyeshëm herë qetë-qetë; ajrin e pastër sa të të hovin përpjetë mushkëritë; malet e larta nga më të bukurat që të ka zënë syri e që të rrinë mbi kryet tënd si dora e një ëngjëlli mbrojtës; më tej një luginë që të tërheq pafundësisht drejt magjive të fshehura në çdo hon të saj dhe më në fund fare, një histori legjendë që të grish kërshërinë e të dëgjuarit netëve të gjata, si këtu ama.
|
|
|
PROFILE TURISTIKE
|
|
Written by Gjergj Marku
|
|
Saturday, 10 July 2010 11:27 |
|
-Projekti i këtij aksi me tre lote diskutohet në këshillin teknik te Drejtorise se Pergjithshme te Rrugeve-
Edhe një aks tjetër i rëndësishëm pritet t’i shtohet hartes rrugore që kalon nëpër Mirditës, pikërisht aksi që lidh Rrëshenin me Përlatin,Urakën e Matit dhe më tej për Shoshaj dhe Klos.
Pas shumë „hamendësishmesh“ tashmë mund të thuhet se realizimi i projektit madhor infrasktrukural që lidh Rrëshenin me Klosin e rrethit Mat, po bëhet realitet. Dy studiot projektuese (ICE dhe ILIRIADA) kanë paraqitur projektet e tyre para këshillit teknik të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve ditën e premte, 9 korrik 2010 ne Tiranë,ku ëstë diskutuar e debatuar imtësisht rreth tyre.
|
|
|
<< Start < Prev 1 2 3 4 5 6 7 Next > End >>
|
|
Page 1 of 7 |