| Thenie për Mirditën |
|
|
|
| PROFILE TURISTIKE | ||
| Written by Mirdita Turistike | ||
| Thursday, 19 November 2009 18:53 | ||
|
"Mirditasit përherë kanë qëndruar në liri pa iu nënshtruar zotnimit të turqve, me të cilët kanë qenë në luftë të vazhdueshme", (Marin Bici, fillimet e shekullit të 17-të) “Mirdita është krahina më e madhe e më e lirë shqiptare e që asnjëherë nuk i ka paguar taksa administratës osmane”. (Ami Bue, studiues francez, 1836) “Është mirë të vizitosh tributë indipendente të Mirditës në fortifikatat e tyre malore, ku këmba e osmanëve kurrë nuk ka mundur të shkelë. Aty vërejmë institucionet fetare që ekzistonin që nga koha e Skënderbeut e që janë të ngjashme me ato që gjendeshin në Skocinë e kohës së mesme”. (E. Spenser, më 1850) Në veri të Shqipërisë jeton klani luftarak i mirditasve në një kompaktesi të çuditshme. Mirditorët nuk pranuan ta njohin Sulltanin si të parë edhe mbasi ra Shkodra, ndaj dhe sot është si një shtet i vogël më vete nën trashëgimtarët e princit… Tek ata ndërgjegja e origjinës së përbashkët përbën parimin bazë të rrethanave shoqërore, ata janë fise të vërteta…” (J. G. von Hahn,dijetar, 1853) “Mirdita është një botë aq e çuditshme në Europë, saqë meriton të studiohet me kujdes…, është krejt indipendente dhe e ka mbajtur këtë mëvetësi shekuj me rradhë. Po të më dëgjohej fjala, me gëzim do të flisja mirë për këta bij të Shqipes”. (Artur Mor, 1908), “Mirditorët zotërojnë një zgjuarsi të madhe gati-gati të pashpjegueshme në kushtet në të cilat jetojnë…", (Franc Nopça, fillimshekulli i kaluar) "Në këngët shqiptare kur vajtohet një betejë e humbur, heronjtë e rënë, për dështimin e pësuar ia vënë fajin mungesës së mirditorëve në radhët e tyre". ... "Mikpritja në Mirditë ka mbetur si një ndër traditat dalluese të popullit. Këtë e gjeta ngado. Miku respektohet. Ai ishte i shenjtë, sido që të jetë ekonomia e shtëpisë, ai nderohet. Kur largohet miku nga shtëpia ai përcillej dhe mbahej përgjegjësi për çdo rrezik që mund t'i ndodhte. Në qoftë se binte viktimë e ndonjë rreziku ai pritej në besë dhe fyerja ishte tepër e rëndë…" (Degrand) “Mirditorët janë trima të patrembur, të pamëshirshëm, mikpritës... kryelartë, me vetbesim dhe liridashës; të lidhur pas truallit të vet, pas familjes, sepse vetëm atje gjejnë mbrojtje”. ( T. Ippen) “Paqja e fjala në Mirditë nuk blihen me para…” Shtajnmetz në fillimet e shekullit XX “Në historinë e Shqipërisë, me Fuqitë e Mëdha perëndimore, kemi periudha të tëra ku emri Mirditë është shumë më i përmendur se emri Shqipëri”; (dr. Aurel Plasari) “shtyllë e katolicizmit dhe mbrojtëse e identitetit kombëtar”; (Zef Mirdita, akademik kosovar) “Në Mirditë - në këtë suazë të pambyllur, por përherë të hapur, gjallon universaliteti i saj…, ajo është një njësi gjeografike krejt e veçantë. Populli i Mirditës është esencialisht popull shqiptar. Kjo gjë është e pamohueshme dhe njëkohësisht është e mrekullueshme…", - (Moikom Zeqo,studiues dhe shkrimtar) "Kam qenë famullitar në Ungrej me 15-të katunde. Mirdita ishte krahina më heroike katolike…, mirditasit janë njerëzit më fetarë e kombëtarë që kam njohur…", - (Dom Simon Jubani) "Nuk mund të gjejshe miq ma të mirë se mirditorët nga zemra, nga fjala, nga besa e thjeshtësia e jetës, të urtë e mjaft të matun", - (Zef Simoni,ipeshkev) “Mirditasit janë njerëz të pavarur, krenarë, të ndershëm e trima dhe në veçanti shumë mikpritës…”, (Peter Blomeyer, studiues i sotem) "Mirdita ka luajtur një rol të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë. Mirdita ishte krahina më e madhe, e bashkuar e malësisë së Shqipërisë Veriore, Mirdita kishte dhe një udhëheqje fetare më vete, ajo ishte një “manastir” i pamposhtur, kushdo që merret me historinë e Shqipërisë nuk mund t'ia dilte më anë pa u marrë me Mirditën…", - (Tobias Sveningsen.)
|