Home SHTEGTO TURIZMI KURATIV KROI I BARDHË

ORA

Ju jeni vizitori i

ipcount.net Kostenloser Besucherzähler

MARJANNE GRAFF

LIDHJE

Kjo webfaqe u ideua nga Gjergj Marku

 

KROI I BARDHË PDF Print E-mail
PROFILE TURISTIKE
Written by Mirdita Turistike   
Wednesday, 30 June 2010 22:00

 

Një burim me vlera kurative

Në malin e Kunorës, mal ky që ndan Mirditën me Lurën në lartësinë rreth 1500 metra mbi nivelin e detit, afërsisht në nivelin e liqejve të Lurës, por në anën e kundërt të tyre ndodhet një burim Uji kurativ që populli shekuj më parë e ka pagëzuar « Kroj i Bardhë »

KARAKTERISTIKAT

Uji si kristal është pa erë, me shije të këndshme të ujit mineral, pa ndotje bakteriale, i ngopur me gazra e kripëra minerale të asimilueshme nga organizmi i njeriut. Ka prurje rreth 20 litra në min. Temperatura i luhatet nga 4-6 C° Verë-Dimër. Përdoruesit pretendojnë se 20 minuta pas daljes nga toka ky ujë i humb vetitë e tij kurative.

 

VENDNDODHJA

Ky burim ndodhet rreth 60 km në veri lindje të Rrëshenit, 20 km më përtej Kurbneshit mbi fshatin Kumbull, Mërkurth në faqen perëndimore të malit Kunorë, rreth 500 m poshtë majës më të lartë në një nivel me një livadh me emër :Livadhi i Priftit, i ndarë midis tyre nga një përrua qe quhet Përroi i Shehut

PAK HISTORI

Ky burim ka qindra vjet që është zbuluar. Flitet nëpër njerëz të moshuar se rreth vitit 1900 pranë këtij burimi kanë ardhur edhe Italianë, Austriakë etj. Ata me mjete rrethanore jetuan këtu një-dy muaj me shpresë për të shëruar sëmundjet e tyre dhe gojëdhënat tregojnë se pas dy tre trajtimesh të tilla arritën shërimin e plotë.

Mendohet se këtu para shumë vitesh, mbase edhe 1000 vjet më parë, ka patur banorë të rregullt. Ky konkluzion arrihet nga emrat e trashëguara si : Livadhi i Priftit, Kisha, Qyteza, etj emra këto që i përdorin edhe sot njerëzit në pozicionet e terrenit rreth e rrotull këtij burimi. Në faqen e këtij mali ka mjaft burime. “Kroi i Bardhë” mori këtë emër sepse pasi dilte nga burimi ky uji pastronte çdo gjë që kalonte. Barinjtë dhe kalimtarët vendosnin krua për disiplinimin e këtij uji, por më kot se krojnat prej druri dhe prej guri konsumoheshin shpejt. Pra ky ujë është mjaft gërryes.

Sot këtu kanë vendosur një krua kauçuku që po i reziston mjaft mirë ujit. Rreth 200 m mbi këtë burim ndodhet edhe një burim tjetër që populli e ka quajtur: “Kroj i Zi”. ky ka një prurje rreth 20 herë më të madhe. Është ujë i kristaltë, me shije të njëllojte me Kroin e Bardhë, por ka një veçori: në momentin e daljes së këtij uji nga nëntoka sapo ekspozohet në dritë ndodh një fenomen oksidimi (pa dyshim të ndonjë elementi që ndodhet në përbërjen e tij).

Si rezultat kudo që kontaktohet ky ujë me mineralet përreth si gurë, tokë, drurë etj marrin një pamje të zezë. Temperatura e tij është 4 C°. Mjedisi përreth mjaft i përshtatshme për ndërtime. Për burimin e Kroit të Bardhë është shkruar nga të huajt, madje edhe në materialet enciklopedike.

VETITE KURUESE

Nga eksperienca shumë vjeçare e njerëzve që e preferojnë për çdo vit trajtimin një-dy mujor pranë këtij uji del se ky ujë ka veti mjaft të mira kurative për veshkat (shkrin gurët, qofshin këta të karakterit ural, fosfast, karbonat apo oksalat). Shëron sëmundjet e veshkave si Pielonefriti, Nefriti, shëron sëmundjet e rrugëve urinare, tret lëndët ngacmuese të indeve të veshkave dhe përdorimi i rregullt i këtij uji parandalon formimin e gurëve duke rregullar metabolizmin në tërësi. Normalizon rruazat e gjakut dhe sasinë e hemoglobinës, zhduk pagjumësinë, dhimbjet e kokës dhe sëmundjet e tjera me origjinë nervore(antinevralgjike). Stabilizon funksionimin e zemrës dhe tensionin arterial. Pakëson lëngjet e grumbulluara në hapësirat e organizmit si psh. në hapësirën ndërpleurale (në mushkëri) etj. Shton sekretimin e lëngut gastrik dhe gjallëron veprimtarinë e organizmit. Rrit ndjeshëm oreksin duke përmirësuar punën në stomak. Ka një veprim mjaft kurues për gjendrat tiroide, laringun etj. nxit shumë në funksionimin gjenital (estrogjene) etj.

Të gjitha këto veti kurative arrihen nëpërmjet përbërësve kimik të këtij uji.

 

 

Comments  

 
0 #2 commentPreng Gjikola 2010-07-02 11:43
Ky shkrim i pershtatete me se miri profilit te kesaj faqeje websit-i. Selita e Mirdites eshte nje perle e natyres shqiptare, kuka malin, luginat lumin e kalter Urake, Shpellat & guvat dhe me kryesorja Ujin kurativ te Kroit te Bardhe. Por nga mungesa e vemendjes nga ana e pushteteve, frekuentohet nga menyrat me primitive, kamping me çadra. Ju falenderoj dhe ju uroj suksese ne te ardhemen.
Quote
 
 
0 #1 komentPreng Gjikola 2010-07-02 07:18
Ju falenderoj! Ky shkrim i permbush 100% kushtet per nje faqe websit-i Turistik. Shpresoj ne sensibilizimin e reklamimin qe i beni kesaj pasurie kombetare, por fatekeqesisht te lene ne primitivitetin e varferise.
Quote
 

Add comment


Security code
Refresh