| Merr udhë projekti i aksit nacional Rrëshen-Përlat-Urakë-Klos i Matit |
|
|
|
| PROFILE TURISTIKE | ||||
| Written by Gjergj Marku | ||||
| Saturday, 10 July 2010 11:27 | ||||
|
Edhe një aks tjetër i rëndësishëm pritet t’i shtohet hartes rrugore që kalon nëpër Mirditës, pikërisht aksi që lidh Rrëshenin me Përlatin,Urakën e Matit dhe më tej për Shoshaj dhe Klos. Pas shumë „hamendësishmesh“ tashmë mund të thuhet se realizimi i projektit madhor infrasktrukural që lidh Rrëshenin me Klosin e rrethit Mat, po bëhet realitet. Dy studiot projektuese (ICE dhe ILIRIADA) kanë paraqitur projektet e tyre para këshillit teknik të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve ditën e premte, 9 korrik 2010 ne Tiranë,ku ëstë diskutuar e debatuar imtësisht rreth tyre. Diskutime janë bërë për tre lotet e këtij projekti nga Rrësheni në Urakë,Urakë-Ura e Shoshajve dhe Ura Shoshaj-Klos. Të ftuar kanë qenë dhe drejtues të njësive vendore nga kalon ky aks i rëndësishëm nacional,si nga komuna Kthellë,bashkia Rrëshen që e kishin vlerësuar ndërsa nuk u paraqitën drejtuesit e njësive vendore të Matit cka shpesh herë iu desh të ndërhynin drejtues të njësive vendore të Mirditës për mendime rreth gjurmës së projektit edhe në pjesën m’atanë Urakës. Këshili teknik është drejtuar nga drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve Andi Toma,ndërsa ka marrë pjesë dhe shefe e njësisë së projekteve të FZHSH, z.Marjeta Cipi, kur dihet se Fondi i Zhvillimit do jetë dhe investitori i kësaj rruge sipas marrvëshjes me Qeverinë Shqiptare. Duke hapur debatin rreth projektit,zv/drejtori i Rrugëve z..Skender Cota, ka theksuar rëndësinë e këtij aksi dhe faktin se tashmë ky dikaster i diskuton dhe debaton projektet edhe në prani të komuniteteve të përfaqësuara nga kalojnë akset rrugore. Ndaj ka apeluar të ftuarit që të reflekojnë qëndrimet e tyre dhe të japin mendime sa u përket projekteve me njohjen që ata kanë për terrenin si dhe impaktin social që ato japin. Fillimisht ka prezantuar projektin në mënyrë videprojektive dhe me hartat përkatëse presidenti i ICE,firma projektuese e loteve (II dhe III) nga Uraka,Ura e Shoshaj dhe më tej për Klos, Olset Haxhiu. Kjo fazë fillon nga qendra e Urakës,tek shkolla e këtij fshati dhe vijon me një urë në liqen dhe më pas për tek Ura e Shoshajve,tek rruga që ngjitet për Burrel dhe në drejtim të Klosit. Sipas drejtuesit të ICE janë parë disa variante në këtë aks me gjatësi 19,2 km, ndërsa vështirësitë janë të pranishme si në zonat e rrëshqitshme po ashtu sa i përket veprave të artit kryesisht ura mbi liqen,por dhe thyerjet e shumta,shpatet ranore e me rradhë. Ndër të tjera për këtë aks është vlerësuar dhe trafiku i pritshëm si dhe analiza e treguesve të aksit deri tek mirëmbatja e saj në të ardhmen. Për lotin e III, Ura e Shoshajve-Klos,janë diskutuar disa variante,kryesisht nëpër gjurmën ekzistuese në një gjatësi prej 14,7 km, ndërsa janë marrë parasysh vërejtjet si për shmangjen e rrëshqitjes në të hyrë të Burrelit si dhe hyrjen në Klos. Projekti më i dbatueshëm ka qenë ai për Lotin e I, Rrëshen-Urakë (19 km)pr të cilën ka dhënë spjegime inxhinhieri i kompanisë projektuese ILIRIADA. Ndër të tjera ëshët diskutuar për variatin më efektiv që shmang rrëshqitjen e rrugës së Prosekut në kilometrin 4, dhe për këtë projekti e anashkalon për të sjellë dhe një shkurtim të rrugës prej 600 metra, pastaj tabani është më i stabilizuar vetëm me pak probleme në të dalë në Përlatit. Për këtë pjesë të projektit ka diskutuar kryetari i komunës Kthellë, Tom Lleshaj,i cili ka shprehur kënaqësine e komunitetit të kësaj zone për këtë aks të rëndësishëm rrugor ndërsa ka kërkuar që pjesa në afërsi të qendrës së fshatrave të jetë e ndricuar dhe me trotuare e standarte të reja. Kryetari i bashkisë Rrëshen Gjon Dedaj,duke shprehur kënaqësinë e faktit që ky projekt i aspiruar prej vitesh është shtyrë në historinë e rrugës që me kohën e Mbretit Zog e ku gjurmet e asaj rruge tashmë janë të dukshme dhe japin lehtësi në studimin e gjeomorfologjisë së tokës dhe tregues të tjerë social, politik dhe ekonomik. Dedaj ka falenderuar qevrinë shqiptare si dhe ka përmendur angazhimin efikas të FZHSH-së si investitor,që mundën me kombinu bashkë gjithë energjitë e duhura për të inicuar një projekt me impakt të fortë social,ekomonik dhe politik për këto zona,si dhe për të akseleruar projekte të tjera që shkojnë dret vendeve turistike të virgjera të Mirdites dhe Verilindjes ne pergjithesi. Por Dedaj, ka insistuar ne faktin se projekti që nis thjeshtë nga dalja e Rrëshenit (afer ish shkolles se Lire ushtarake) do ishte tejet gjysmak nëse nuk e lidh autostradën përmes trupëzimit të aksit nëpër qytetin e Rrëshenit si komuniteti me më shuma banorë nga dhe kalon ky aks rrugor. Ai ka kërkuar që të shihet gjendja në terren dhe të krijojmë mundësin e një lidhje moderne nga autostrada katërkalimshme për të krijuar një nyje hyrëse dhe zhvillimore për qytetin e Rrëshenit, me parametra bashkëkohorë. Ndonëse inxhinierët e kompanisë projektuese kanë nxjerrë si pretendim termat e referencës,nga ana e antarëve të këshillit teknik,është konkluduar se problemi duhet të shihet në terren dhe të vihen piketat e duhura për ta shterruar këtë projekt.
|