|
PRODHIME VENDASE
|
|
Written by * Dodë Pepkolaj
|
|
Saturday, 19 June 2010 20:57 |
|
Hardhia ka një nga vatrat e vendorigjinës këtu në Shqipëri. Pra, ajo ndodhet në trojet e veta dhe të vjetra, ku ka krijuar kultivarët e saj. E dëshmojnë këtë shkrimet e shkrimarëve të vjetër si Kolumela, Straboni, Plini, Virgjili. E dëshmon vendorigjina e disa kultivarëve autokton shqiptar si kallmeti, vlosh, shesh i zi, shesh i bardhë, debinat etj. E dëshmojnë edhe terrakotat e gjetura në mjaft tuma arkeologjike si vizatime hardhish, veshul (pulvesh) rrushi, operacione punimesh në vresht. Këtë e dëshmon parak i kultivarëve të sotëm, forma e egër e hardhisë, që vazhdon të gjendet edhe sot në pyjet tona, me emrin popullor “Larushk”, argumenti më shkencor dhe më i pakontestueshëm. Këto i dëshmon toponomistika në shumë vende (edhe këtu në Mirditë), ku thuhet “në vnesht”, Tek “ara në vnesht”, gjë që sot nuk duket asnjë shenjë se ka pas vresht.
|