|
ANSAMBLI
|
|
Written by * GJERGJ MARKU
|
|
Thursday, 10 June 2010 09:52 |
|
-Shënime-
Për katër vite, “mirditorët e Durrësit” e kane pritur ansamblin MIRDITA ne menyren me te hijshme te mundshme,duke e duartrokitur per rreth dy ore program të larmishëm të tij. Komunikime të tilla kulturale me mirditorët e shumtë të rënë për një jetë më të mirë në Tiranë, Durrës, Lezhë a gjetkë, janë të domosdoshme. Për shumë arsye, pasi kultura dhe arti i mbajnë ata të lidhur shpirtërisht me vendlindjen,dhe aq më tepër brezat që lindin rishtas për të mos harruar rrënjët e familjeve të tyre në Mirditën tonë të dashur.
|