Home REPORTAZH

ORA

Ju jeni vizitori i

ipcount.net Kostenloser Besucherzähler

MARJANNE GRAFF

LIDHJE

Kjo webfaqe u ideua nga Gjergj Marku

 

REPORTAZH


Në Apoloni, apo “Pompein e Shqipërisë” !.... PDF Print E-mail
PROFILE TURISTIKE
Written by Mirdita Turistike   
Monday, 10 May 2010 16:55

 

-Ansambli Mirdita përshëndet “Shqipëria është kulturë”-

Kështu e kanë quajtur qytetin antik “Apolonia” arkeologë e studiues të huaj sa i përket potencialeve arkeologjike që ai mban. Apolonia e hershme, rreth 12 km larg qytetit të Fierit, një thesar i historisë shqiptare, u themelua në vitin 588 në një kodër pranë detit dhe afër grykëderdhjes më të madhe të lumit Vjosa dhe bashkë me Durrësin ishin qytetet kryesore të Ilirisë. Apolonia ishte qyteti më i madh ndër 30 qytetet në antikitet dhe si qytet-shtet që në shekullin V para Krishtit preu monedhën e vet të argjendtë, e cila u përhap shumë në Ballkan e jashtë tij. Apolonia nuk ishte vetëm qendër e rëndësishme ekonomike, por edhe qendër kulture, ku si edhe në Dyrrah, lulëzuan skulptura, mozaiku dhe muzika.

 
Taksisti gjerman, malësive të Ballkanit me biçikletë PDF Print E-mail
PROFILE TURISTIKE
Written by Gjergj Marku   
Tuesday, 27 April 2010 10:35

-Nga Dubrovniku, Bosnjë, Mali i Zi, Serbi, Kosovë, Tiranë, plot 1000 kilometra-

RUBIK, e shtunë dt 3 tetor 2003, ora 12.00 e ditës.

Mes për mes qytetit kalon një njeri i veçantë, hipur në një biçikletë sportive, ngarkuar me fare pak plaçka, ku bie në sy një dyshek alpin. Biçikleta duket se është tejet e vjetër. Që në pamjen antropologjike “çiklisti” i tejmoshës 50-të, duket se nuk është vendës. Rubikas jo e jo, por as dhe shqiptar. Ndalet dikund në dalje të qytetit, diçka me biçikletën nuk shkon. E kontrollon, nxjerr pincën, forcon një vidë, pastaj një gëllënjkë ujë a pije të ëmbël dhe niset sërish për udhë. Qoftë dhe në këto pak lëvizje, shikimin kundrues ndaj teje gjysmë të qeshur e gjysmë mosbesues, shenja të mjafta këto për të dhënë një mesazh se ia vlen ta portretizosh, apo ndjesia e gazetarit për t’u yshtur drejt tij?!...

 
Lurë, aty ku Zoti ka falur mrekullinë PDF Print E-mail
PROFILE TURISTIKE
Written by Gjergj Marku   
Sunday, 07 February 2010 18:50

Lura është perla e Shqipërisë!...

E pohojnë këtë dhe 20 çiklistët që kanë mundur të ngjiten atje me motorrët e famshëm “Cros”, ndërsa janë ndalur para një kulle, që banorët e quajnë “kulla Limpreht”! Na thanë se kushdo vizitor që shkon në Lurë tash 6-7 vite, i huaj apo vendas, këtë e ka dhe si pyetje të parë. Po ç’lidhje ka kulla Limpreht me kullat e malësorëve lurianë, që kanë aty tash sa mote, kur në fakt atje njihen shumë emra kullash të përmendura si toponimi fisesh; si kullat e Marisenëve, kulla e Vladit, e Bucajve, Bruçajve a të tjerë, sepse Lura kullat thuajse i ka për derë, bujtina shumë të moçme, dy tre dhe në të rrallë dhe ndonjë katërkatëshe, me mbulojën karakteristike tip alpine.

 
Autostrada e re, mrekullia inxhinierike përmes Mirditës panoramike PDF Print E-mail
PROFILE TURISTIKE
Written by Gjergj Marku   
Saturday, 21 November 2009 19:10

-përmes një kalimi Rrëshen-Kalimash-

Prolog

Duket si rruga drejt qiellit!

Kalon me trasenë e gjërë theqafjeve të thikta të maleve të një prej luginave që para 100 vitesh famullitari tirolez Fabian Barcata e pati quajtur “Ndër më të bukurat e botës”. 29 ura gjigande katërkalimshe kanë lidh malet me njëra tjetrën, ndërsa prerjet e shkëmbenjëve të kujtojnë brezaret e dikurshme mbi detin kobalt të Rivierës. Rruga që kalon mespërmes Mirditës, tashmë ka marrë formën e plotë ku udhëtohet lirshëm në trasenë e shtruar, ndërsa nga sipër kreshtave të maleve të Mirditës duket edhe më e bukur teksa gjarpëron krahas rrjedhës së Fanit të Vogël e për të humbur më pas disa kilometra brenda gjirit të malit të Thirrës me tunelin 6 kilometërsh katërkalimsh, një nga veprat inxhinierike më të mëdha në Ballkan. Më pas sërish me urën më të gjatë e të lartë në Kalimash për të mbërritur “butazi” në Morinë.