|
HISTORIA
|
|
Written by Gjergj MARKU
|
|
Thursday, 02 September 2010 15:09 |
|
“Shumë i përmendur, pak i njohur”, janë fjalët që Shanin Kolonja i ka adresuar para shumë dekadash abatit të njohur mirditor Prend Doçi, i cili lindi, punoj e jetoj në vitet e trazuara të shqiptarëve, 1846-1917.
“Është një nga personalitetet më të ndritura të kombit shqiptar, për të cilin është folur si për rrallë kënd në kohën e vet dhe në ato të mëvonshme”, shënon studiuesi Ndue Dedaj, “nga të vendit dhe të huaj, nga arbëreshë dhe kosovarë, nga myslymanë dhe katolikë, nga vendlindja dhe diaspora, nga qarqet intelektuale brenda Shqipërisë dhe ato të Evropës.
|
|
|
HISTORIA
|
|
Written by NIKOLLE LOKA
|
|
Friday, 28 May 2010 13:58 |
|
Studimet për historinë e arsimit në trojet shqiptare janë përqëndruar kryesisht pas fillimit të shkrimit shqip dhe hapjes së shkollave në gjuhën shqipe. Pa i ndërprerë studimet për këtë periudhë, është e nevojshme që historianët tanë të pedagogjisë të përqëndrohen më shumë në arsimin në trevat shqiptare në kohën e Vjetër dhe të Mesme, të njohura si periudhat e arsimit në gjuhë të huaj, kur si gjuhë e shkollës dhe mësimit përdoreshin greqishtja dhe latinishtja. Pavarësisht nga mangësitë e theksuara formuese dhe informuese, arsimi mesjetar edhe në trevat shqiptare u bë pararendës i Rilindjes Evropiane, që u ndërpre në fillimet e saj prej luftërave me osmanët.
|
|
HISTORIA
|
|
Written by NIKOLLË LOKA*
|
|
Wednesday, 19 May 2010 18:33 |
|
Preng Bibe Doda eshte nje fenomen ne jeten politike te Shqiperise.
I lindur per te udhehequr, qe femije i'u desh te perballonte prapaskenat e politikes dhe arriti te mbijetonte, pavaresisht se mbijetesa e Tij ne kete teater absurd aziatiko-ballkanas te politikes se atehereshme turko-shqiptare ishte shume i veshtire. Djali i vetem i kapidanit Bibe Dode Pasha, 10 vjeçar ne vdekjen e babait te Tij, vetem me nenen, te famshmen Margjelen e Bibe Dodes dhe nje moter duhet ta ruante poziten e babait te vet ne kushtet kur ai funksion lakmohej nga brenda dhe nga jashte per aresye te ndryshme, por qe te gjitha kishin ne fund nje qellim: te largonin djalin e Bibe Dodes nga pushteti.
|
|
|
HISTORIA
|
|
Written by Gjon Marku
|
|
Monday, 03 May 2010 18:49 |
|
Emri Blinisht është njëri ndër emrat më të vjetër, që ruhet ndër ditët tona, afërsisht siç është përdorur shekuj më parë. Gojëdhëna popullore e sjellë këtë emërtim të lidhur me emrin e drurit të blirit saktësisht, me bli, ble-ni. Ky shpjegim, ndonëse popullor, ka mbështetjen e vet edhe ndër studiuesit tanë.
Kështu, profesori ynë i njohur Eqrem Çabej, Blinisht-in e lidh drejtpërsëdrejti me bli, ble, ndjekur nga prapashtesa-isht (1) si shumë emra të tjerë të kësaj natyre, megjithëse duhet thënë se në ketë vend nuk mbahet mend të ketë qënë i përhapur ky dru. Një emër të tillë në Shqipëri e mbajnë katër fshatra të Shqipërisë Veriore, dhe konkretisht; Blinishti i Mirditës, i Zadrimës, i Kabashit dhe i Ferizajve të Kosovës. Si mbiemër (llagap) e mbajnë, veç të tjerave, edhe disa familje me origjinw shqiptare, të cilat kanë si vendbanim të tyre Stambollin apo Ankaranë.
|
|
HISTORIA
|
|
Written by NIKOLLË LOKA
|
|
Friday, 16 April 2010 09:36 |
|
Takimin me pirustët e kemi patur të përditshëm që nga fëmijëria, atëherë kur jo shumë larg fshatit tonë kemi shkuar me prindërit për të marrë të ashtuquajturit „gurë xhodhish“ për ndërtimin e furrave të bukës, të detyrueshme atëherë për çdo shtëpi. Më vonë në shkollë patëm mësuar se ata gurë nuk ishin tjetër, veç mbeturinat e shkrirjessë mineraleve, që i kishin prodhuar si mbeturina teknologjike banorët e lashtë të vendit, që quheshin pirustë. Sot ato „furra primitive shkrirje“ dëshmojnë më tepër se kaq. Dhe krahas tyre arkeologët tanë kanë zbuluar varre, gjetur vegla të ndryshme, e tjerë; historianët nga ana e tyre kanë nxjerrë në dritë dokumenta, kështu që njohja me pirustët nuk është aq e vështirë, sido që ende jetojnë të panjohura të përkthyera në mënyra të ndryshme.
|
|
|
|
|
<< Start < Prev 1 2 Next > End >>
|
|
Page 1 of 2 |