Home TRADITE

ORA

Ju jeni vizitori i

ipcount.net Kostenloser Besucherzähler

MARJANNE GRAFF

LIDHJE

Kjo webfaqe u ideua nga Gjergj Marku

 

TRADITE
Kanuni i Lek Dukagjinit PDF Print E-mail
TRADITE
Written by Gjon Marku   
Wednesday, 07 April 2010 16:39

 

Ky ligj i paragjykuar dhe i mosnjohur

Mirdita si pjesë teritorjale e Shqipërisë e ka vetëudhëhequr trevën e vet, diktuar nga arsye të ndryshme në luftë të ashpër me izolimin dhe barbarinë skallvëruese. Krahina që del në evidencë pikërisht gjatë sundimit turk nëpërmjet gadishmërisë për rezistencë.

Albanologu i shquar gjerman Peter Bartël thekson se; “Mirdita prej kohësh kishte një qeveri autonome që nuk u cënua dot as nga zaptuesit turq. Shoqëria e Kanunit ka prejardhje patriarkale, nëse ligjet e sotme janë të mangëta atëhere e vjetra ngre krye” vijon ai.

Nëse këtë të drejtë zokonore dokësore e shohim si themelin e mbijetesës rrënjët e saj janë tej shekujve, biles deri në lashtësi.

Kanuni që u mblodh nga Shtjefën Gjeçovi në Gomsiqe të Mirditës në vitin 1933 jetoj gjatë e pashkruar si rregullator i marrëdhënjeve shoqërore për disa arsye:

 
VAJET e Mirditës, si elegjinat e Tribulit... PDF Print E-mail
TRADITE
Written by Gjegj Marku   
Sunday, 07 February 2010 18:36

Trashegimi e pasur kulturore e shpirterore
Pak fjalë...

Kur kolegia ime gazetare Klodiana Kapo ne Top Channel,më kërkoj t’i servirja një temë interesante për Mirditën, m’u kujtuan dy gjëra shumë të vecanta që janë një trashëgimi, të cilat pa pikën e teprimit mund të thuhet, se duhet të jenë në fondin e rrallë të trashëgimisë kulturore e shpirtërore botërore,në atë që quhet “Fond i UNESKO-s”,dhe bëhet fjalë për “Vajet e Mirditës”, dhe “Virgjnat, këto burrnesha të Shqipërisë së Epërme”,tashmë femomen në shuarje.
Kur kam lexuar disa studime të Ndue Dedaj, jam mrekulluar me to,mënyrën e përshkrimit dhe funksioni i këtij doku zakonor të jashtëzakonshëm në viset tona së hershmi e deri vonë.