ORA

Ju jeni vizitori i

ipcount.net Kostenloser Besucherzähler

MARJANNE GRAFF

LIDHJE

Kjo webfaqe u ideua nga Gjergj Marku

 

SELITE
SELITA, vendi i “parajsës” që po braktiset PDF Print E-mail
PROFILE TURISTIKE
Written by Preng Gjikolaj   
Thursday, 26 November 2009 14:22

 

KURBNESH. Kushdo që  ka rrugëtuar nga Tirana për në Lurë, në km e sajë të 113-të, në krah të djathtë të rrugës, i ka zënë syri një vendbanim tash më të braktisur që shtrihet në brigjet e një lumi me ujë të kaltër dhe mjaft piktoresk. Ky vendbanim urban e ka emrin qyteti Kurbnesh i cili shtrihet në brigjet e lumit Urakë, afërsisht në qendër të Selitës. Me emërtimin qytet është pagëzuar që në vitin 1966 nga kuvendi i Shqipërisë së asaj kohe për të plotësuar nevojat për strehim për punonjësit e industrisë nxierrëse dhe përpunuese të mineralit të bakrit, sepse në atë kohë Kurbneshi për afro tridhjetë vjet ka qenë vendburimi kryesorë i mineralit të bakrit, ky i fundit i pasur me një përqindje të konsiderueshme të floririt.