|
BESIMI
|
|
Written by A. Ndoja
|
|
Wednesday, 02 June 2010 11:10 |
|
Kjo javë po i kushtohet ditë pas dite Festës së Korpit të Krishtit në Rrëshen. Është një program i zgjeruar në vazhdim të traditës së krijuar si bashkëpunim në mes Dioqezës Rrëshen dhe Bashkisë Rrëshen,me veprimtari të shumta kishtare dhe civile.
Janë zhvilluar disa konkurse e olimpiada si në matematikë e lëndë të tjera në mes nxënësve të shkollave Rrëshen dhe Rubik,etj.
Ndërkaq 1 qershori, që përkonte me këtë javë veprimtarish, u festua bukur tek fëmijët e cerdhes Rrëshen,në grupin që drejton Mrikë Përgega, një veprimtari tejet e këndshme ku edhe pse aq të vegjël, 3 vjecarët recituan dhe kënduan këngë të moshës së tyre.
|