|
MONUMENTE
|
|
Written by Mirdita Turistike
|
|
Thursday, 15 July 2010 20:26 |
|

Kur ngjitesh përsipër fshatit Malaj, njërit prej 16 fshatrave të bashkisë së Rrëshenit, në kodrën që duket se e ndan si me një kurriz breshke fshatin në dy pjesë, bie në sy një varr interesant, a më saktë të thuhet, kryqi ornamental që i rri mbi krye, i stilizuar hijshëm mbi një gur të bardhë. Vitet kanë bërë punën e tyre, por shenja dalluese e varrit u ka rezistuar stoikisht moteve, madje edhe dhunës që është ushtruar mbi të, atë kohë kur kishte filluar “lufta ndaj kryqeve” dhe çdo simboli fetar mbi faqe të “dheut”; në kisha, xhami a tjetër vend të shenjtë, madje deri tek varret. Të moshuarit dëshmojnë se mbi këtë kryq është përdorur edhe çekiqi i rëndë, por dhe levat e litarët prej çeliku lidhur nga pas me makina tip zis të kooperativës, por kryqi është treguar tepër “kryeneç” dhe nuk ka lëvizur prej andej, për të na dëshmuar si histori ndërtimesh në ditët e sotme.
|
|
|
MONUMENTE
|
|
Written by Gjergj Marku
|
|
Wednesday, 07 July 2010 09:43 |
|
Çdo udhëtari që merr udhën për nga Miloti, kalon urën monument me harqe, që sot e 80 vite mban emrin e mbretit Zogu i Parë, për të vijuar luginës së Fanit, tutje ku bashkohen Mati me lumin Fan, një luginë që ditarmbajtësi dhe shkrimtari Fabian Barcata, një famullitar i njohur austriak i viteve ‘900 e ka quajtur si “ma të bukurat e botës”, në të hyrë të Rubikut, syri të zë mbi një shkëmb të bardhë një nga kishat më monumentale në Shqipëri, atë të Shëlbuemit. E vendosur mbi një shkëmb gjigand të bardhë, duket se mbahet në gjirin e një prej maleve më epike të Shqipërisë së Epërme, formësuar i tërë në shkëmbenj të bardhë, si një mister të grish të ngjitesh atje lart. Padyshim, tërë kuvendi atje, përbën një nga komplekset më të bukura që ka vendi ynë, në sfondin që ai krijon, qoftë si kompleks kishtar, por dhe turistik.
|
|
MONUMENTE
|
|
Written by Eduard M. DILO
|
|
Tuesday, 23 March 2010 08:24 |
|
(Dokumenta historike)
E kujt nuk i ka bere pershtypje kjo ure aq e bukur ndertuar mbi lumin Mat, 83 -vjet me pare? Eshte inaguruar me 26/5/1927, projektuar nga ing. zviceran atehere ne moshe 30 vjecare Erwin Schnitter. (Me pare, ne vitin 1925, u be dhe projekti i pare nga ing. Gjerman Back, duke marre si pike ndertimi fushen e gjere. Rryma e Janarit ne 1926 tregoi egersine e kesaj rryme). Eshte e ndertuar me 6 (gjashte) harqe, gjithsecila nga 54 m. e gjate.
MUSA JUKA
E ndertuar me cimento dhe hekur ne nje sistem nga me modernit per ndertime urash (per ate kohe), edhe sot e kesaj kohe, nuk e ka humbur bukurine dhe vleren.
|
|
|
MONUMENTE
|
|
Written by Ndue Dedaj - Studiues
|
|
Saturday, 27 February 2010 13:07 |
|
-Esse nga Ndue Dedaj -
Kënga ka shpalosur vdekje nga më të çuditshmet, epike, legjendare, monumentale; nusja që murohet (vetëflijohet) në kala, ura; zanat, që i ngrijnë krushqit e i kthejnë në cungje; vdekja e dhëndërit nga shkelmi i kalit ditën e dasmës, le pastaj vdekjet nga luftërat, epidemitë shfarosëse, ku prapë ka mbetur gjallë vetëm një grua shtatzanë, nga është ringjallur përsëri fisi i shuar. Vdekja kryesisht të pazakonta, gjithnjë me një fill apo element tragjik të evidentuar. Por dhe vdekje të paralajmëruara, te pritshme, si ato për gjakmarrje. Ka vdekur një njeri, po
|
|
|
|
|
|