ORA

Ju jeni vizitori i

ipcount.net Kostenloser Besucherzähler

MARJANNE GRAFF

LIDHJE

Kjo webfaqe u ideua nga Gjergj Marku

 

PROFILE TURISTIKE
Shtegtari i 104 vendeve të botës, 40 ditë nëpër në Shqipëri PDF Print E-mail
PROFILE TURISTIKE
Written by Mirdita Turistike   
Thursday, 02 September 2010 14:51

- STEWART GREEN nga Anglia -

Ka dy canta në shpinë, njërën në të cilën mban  ndërresa e rroba fjetjeje alpine nëse ndokund e zë nata, dhe në tjetrën “guidën” e nxjerrë vetë nga interneti, harta, blloqe shënimesh, foto dhe shënime ekstrate në grafikë apo shenjëza nga rrethrëniet  tej e më tej 104 vendeve të globit.

Më ka rënë në sy krejt rastësisht teksa ky burrë i imët 42 vjecar, është shfaqur para “hotel turizmit” të dikurshëm në Rrëshen, i cili ruan ende dyert e qëmotit! I shtyn si llajka, por nuk gjen njeri aty, e ndërkaq Kola që punon për një axhensi sigurimesh, jep e merr me telefon për të gjet recepsionistin e hotelit. E lë njërën cantë brenda tek holli dhe më pas del jashtë duke kundruar sheshin e qytetit në të cilin ka shkelur vecse pak minuta më parë.

 
Merr udhë projekti i aksit nacional Rrëshen-Përlat-Urakë-Klos i Matit PDF Print E-mail
PROFILE TURISTIKE
Written by Gjergj Marku   
Saturday, 10 July 2010 11:27

-Projekti i këtij aksi me tre lote diskutohet në këshillin teknik te Drejtorise se Pergjithshme te Rrugeve-

Edhe një aks tjetër i rëndësishëm pritet t’i shtohet hartes rrugore që kalon nëpër Mirditës, pikërisht aksi që lidh Rrëshenin me Përlatin,Urakën e Matit dhe më tej për Shoshaj dhe Klos.

Pas shumë „hamendësishmesh“ tashmë mund të thuhet se realizimi i projektit madhor infrasktrukural që lidh Rrëshenin me Klosin e rrethit Mat, po bëhet realitet. Dy studiot projektuese (ICE dhe ILIRIADA) kanë paraqitur projektet e tyre para këshillit teknik të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve ditën e premte, 9 korrik 2010 ne Tiranë,ku ëstë diskutuar e debatuar imtësisht rreth tyre.

 
KROI I BARDHË PDF Print E-mail
PROFILE TURISTIKE
Written by Mirdita Turistike   
Wednesday, 30 June 2010 22:00

 

Një burim me vlera kurative

Në malin e Kunorës, mal ky që ndan Mirditën me Lurën në lartësinë rreth 1500 metra mbi nivelin e detit, afërsisht në nivelin e liqejve të Lurës, por në anën e kundërt të tyre ndodhet një burim Uji kurativ që populli shekuj më parë e ka pagëzuar « Kroj i Bardhë »

KARAKTERISTIKAT

Uji si kristal është pa erë, me shije të këndshme të ujit mineral, pa ndotje bakteriale, i ngopur me gazra e kripëra minerale të asimilueshme nga organizmi i njeriut. Ka prurje rreth 20 litra në min. Temperatura i luhatet nga 4-6 C° Verë-Dimër. Përdoruesit pretendojnë se 20 minuta pas daljes nga toka ky ujë i humb vetitë e tij kurative.

 
Një libër-guidë për të njohur rrënjët e Mirditës PDF Print E-mail
PROFILE TURISTIKE
Written by Gjon Marku   
Wednesday, 16 June 2010 15:20

 

-Rreth librit “Mirdita Njohuri për vendlindjen “  i autorit Bardhok Pulaj-

Mirdita me të djeshmen e saj, sidomos me atë çka fsheh brenda thelbit të vet etnokulturor, për vetë pozitën që ka patur në rrjedhat e historisë dhe kulturës kombëtare shqiptare, qe bërë objekt hulumtimi i studiuesve të huaj e ata të vendit, që prej mesit të shekullit XIX, si Hahn, Hekuard, Galandi, Durham, Nopça, Baldaçi, De Grand, Bue, Margraf, Kasanin, Ivanovna, Desniskaja etj. Duhet shënuar se përpjekjet e studiuesve të huaj vazhdojnë dhe në ditët tona.

Ndoshta mund të jetë areali etnokulturorë mes malesh në tërë shtrirjen e trojeve shqiptare, për të cilën është shkruar më shumë nga të huajt e vendasit në këto tre shekujt e fundit.

Ndërkohë në shekullin XX janë të shumtë autorët vendas që kanë gjurmuar e botuar materiale të larmishme të karakterit gjuhësor, folklorik, etnografik, të së drejtës dokësore, përfshirë dhe zbulimet e shumta arkeologjike.

 
“Kulla Mirditore”, pika turistike në hyrje të Rrëshenit PDF Print E-mail
PROFILE TURISTIKE
Written by A. Ndoja   
Monday, 14 June 2010 20:24

“System Group Italia” dorëzon projektin dhe shprehet e gatshme për ndërtimin e kompeksit gjigand “Mirdita-Tower”

“System Group Italia”  konfirmon mbështetjen për ndërtimin e kompleksit gjigand multifunksionësh në afërsi të degëzimit të rrugës nga autostrada për në qytetin e Rrëshenit. Presidenti i këtij konsorciumi Alvaro Boscarini, i shoqëruar nga juristi i System Group Italia z. Filipo Fumogali, dhe presidenti i Jon-shpk Gëzim Beqaj kanë dorëzuar draftin paraprak të projektit, i cili duhet të paraqitet sëshpejti në KRRT-në e Republikës së Shqipërisë, për konfirmimin e nevojshmë ligjor. Kjo do t’i hapë rrugë fillimit të ndërtimeve në kompleksin gjigand. Delegacioni i ivestitorëve shoqërohej nga Dashamir Uruçi, përfaqësues i kompanive investitore, dhe Anita Milori, përkthyese.

 
<< Start < Prev 1 2 3 4 5 6 7 8 9 Next > End >>

Page 1 of 9